Me përjashtim të punëtoreve shëndetësor kjo kategori është ne frontin e dytë të përballimit të situatës së krijuar nga pandemia e korona virusit.
Sidomos punëtorët teknik që po mirëmbajnë të gjitha Qendrat e Mjekësis Familjare, QKUK, dhe shumë qendra tjera që tani janë vendosur njerëzit të mbahen ne karantinë. Kjo kategori punëtorësh e papërfillur, e pa përkrahur nga askush këtyre punëtorëve edhe sot ju mungojnë pajisjet elementare për mbrojtjen e shëndetit, pra ska mbrojtje Institucionale.
Këta punëtor përveçse mund të infektohen vetë, këta mund ta infektojnë edhe të gjithë familjen e tyre dhe me gjer dhe si shpërblim për punën e bër marrin 200 apo 250 euro të cilat shpesh i marrin dhe me vonesa me muaj të tër, por në te njëjtën situate janë edhe punëtorët e sigurimit fizik, mos të flasim edhe për atë kategori punëtoresh që punojnë ne kompani të mëdha të ushqimeve që me të vërtet mund të themi këta punëtor janë heronj të paqes ne gjendje të jashtëzakonshme në shërbim të popullatës sonë. Javën e kaluar po edhe në ketë javë vizituam shumë kompani dhe patëm takime me shumë punëtor , qa u vërejt se shumë kompani kanë filluar tu lëshojnë vendime:
1. Punëtorëve për largim nga puna për shkak të gjendjes që po ndodh po ka raste të largimit nga puna edhe ne mënyrë grupore.
2. Po ua ulin pozitën punëtorëve me qëllim që këta të mos pranojnë dhe të flaken nga puna, identik ka ber regjimi i Millosheviqit .
3. Derisa Qeveria e Kosovës thotë se kur mund të punohet edhe nga shtëpia kur lejojnë rrethanat këtë disa pronar nuk lejojnë dhe kërcënojnë me largim nga puna.
4. Në këtë kohë po shantazhohen grat shtatzëna duke iu kërcënuar për mos vazhdim te kontratës së punës.
5. Kemi frik se edhe këta punëtor që po punojnë dhe po rrezikojnë familjet tyre nuk do ti marrin pagat e tyre me kohë.
6. Vendimet e Qeveris se deri ne fund të muajit prill do të keni lehtësi për pagës rryme, pagës interneti, dhe shërbime tjera nuk po vlen .
Masat që duhet të ndermirën urgjent:
1. Takim urgjent Qeveri – Sindikata – përfaqësues te punëtorëve
2. Të stimulohen bizneset nga qeveria me të vetmin qëllim shlyerjen e pagave punëtorëve te sektorit privat pasi që edhe disa biznese janë në gjendje te rëndë financiarë .
3. Ulja e pagave për 50% për periudhë dy mujore punëtorëve të sektorit publik dhe barazimi i tyre me punëtoret e sektorit privat, pasi që të parët janë ne pushim te dhunshëm e te dytët po punojnë ne mënyre të dhunshme, duke përjashtuar shëndetësinë zjarrfikësit dhe policin.
4. Të nxirret vendim për t gjitha kompanitë që shkelin ligjin e punës të sanksionohen sikurse të jemi në gjendje lufte.
5. Pronarët e kompanive të përshtatin orarin e punës dhe prodhimit në përputhje me ndalesën për lëvizjen në periudhën e paraparë .
6. Ftojme pronaret e kompanive që të solidarizohen me situaten aktuale e cila po mbretron në Kosovë dhe në të gjithë Botën, gjithashtu në shenjë solidarizimi duhet të u kreyhen pagesat para kohe duke ditur dhe kategorine ekonomike te cilës i takojne këta punëtorë.







