Situatë dramatike edhe në Spanjë, qindra të vdekur në vetëm 24 orë

Autoritetet spanjolle kanë publikuar shifrat e reja të personave të prekur dhe atyre të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Në Spanjë, shtetin e dytë më të goditur nga pandemia në Evropë, janë konfirmuar 233 persona që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, ndërsa 1,300 janë rastet e reja të personave të prekur me koronavirus.

Deri tani, në Spanjë kanë humbur jetën 1,326 persona, ndërsa të prekurit janë mbi 24 mijë.

I lartë është edhe numri i personave të prekur me Covid-19 në Gjermani, ku janë konfirmuar më shumë se 20 mijë persona, por fatmirësisht deri tani kanë ndërruar jetë vetëm 70 persona.