Situata në veri: Serbët prejnë dru për t’u ngrohur natën

Serbët të cilët kanë bllokuar rrugën në veri nuk e kanë ndërmend të zbrapsen pavarësisht motit të keq që po mbanë në territorin e Kosovës.

Siç shihet në disa pamje, serbët  kanë marrë sharra për të prerë dru për t’u ngrohur natën.

Sot jemi në ditën e tretë të bllokadës në veri e cila u nxit nga një  vendim i qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit në çështjen e targave.

Akterë të shumë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve, teksa autoritetet e Kosovës kanë lënë të kuptohet se nuk kthehen prapa vendimit të cilit e kanë marrë.