Situata në veri| Komandanti i KFOR-it dhe shefi i EULEX-it i shkojnë në takim Kurtit

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, si dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kanë vizituar sot kryeministrin Albin Kurti në hapësirat e Qeverisë së Kosovës.

Klan Kosova mëson se në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe udhëheqës tjerë të institucioneve të sigurisë.

Kujtojmë se gjendja në veri të Mitrovicës vazhdon të mbetet e tensionuar për shkak të grupeve kriminale serbe që kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët.

Mbrëmë në rrethinën e Zubin Potokut janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të disa pjesëtarëve të KFOR-it.