Këshilli i Ministrave

Situata mes Kosovës dhe Serbisë, krerët diplomatikë të BE-së diskutojnë në Luksemburg

Këshilli i Jashtëm i BE-së, kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, do të zhvilloj sot një takim në Luksemburg.

Në takimin që do të nis në orën 08:30, do të diskutohet për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë  dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se pas incidenteve të dhunshme që u zhvillua më 24 shtator në veri të Kosovës, BE-ja u ka kërkuar të dyja palëve të kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura që dalin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Këshilli do të diskutojë situatën në Izrael dhe në rajon, pas veprimeve brutale të Hamasit dhe sulmet terroriste pa dallim kundër Izraelit dhe ngjarjet që po shpalosen në Gaza.

Agresionin rus kundër Ukrainës, duke u fokusuar në angazhimet e BE-së për sigurinë, dhe zhvillimet në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Ministrat e BE do të marrin pjesë më pas në takimin e 19-të Ministror BE-Azinë Qendrore me Kazakistani, Republika e Kirgistanit, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.