Situata me reshjet e shiut në Istog, aktivizohet Shtabi Emergjent

Për shkak të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta të shiut, sot u mbajt mbledhja Shtabit Emergjent të Komunës së Istogut.

Kryetari i Komunës Ilir Ferati, sot ka thirrur në takim të përbashkët Shtabin Emergjent Komunal të përbërë nga Drejtor të Dretorive, Komandantin e Policisë së Kosovës në Istog, FSK-në dhe Zjarrëfikësit.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe u konstatua se gjendja aktuale është e menagjueshme, rrugët janë të qarkullueshme, dëme ka të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese dhe në bujqësi.

Kryetari Ferati bashkë me ekipet emergjente është në teren duke bërë ndërhyrjet e nevojshme me makineritë që i ka komuna në dispozicion, bashkë me Zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës, Hidrodrinin, Drinin e Bardhë si dhe ato të firmave private të Istogut të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë, pas krijimit të kësaj situate.