Situata me koronavirusin -Kancelarja Merkel jep lajmin e keq për Gjermaninë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për koronavirusin në adresimin e saj të sotëm në Bundestag.
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se vendi është ende në fillim të krizës së koronavirusit, duke paralajmëruar se situata do të mbetet shumë e vështirë për një kohë, raporton Reuters.
Në një fjalim në Bundestag, Merkel u tha ligjvënësve: “Ne do të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”.
Merkel përdori adresimin për të shprehur shqetësimin se disa shtete gjermane po pushojnë masat e distancës sociale.
“Ne nuk mund të kthehemi në jetën e përditshme si përpara virusit,” paralajmëroi ajo. “Le të qëndrojmë të zgjuar dhe të kujdesshëm gjatë pandemisë.”