Situata me COVID19/ Mijëra çifte shtyjnë dasmat e tyre

Mijëra çifte në Zvicër kanë anuluar dasmat e tyre për shkak të krizës së koronës. Rreth gjysma e atyre që dëshirojnë të martohen nuk i kanë rezervuar datat në Zyrën e Gjendjes Civile në Cyrih, shkruan “Sonntags Zeitung”, përcjell albinfo.ch.

Disa anulime janë pranuar tashmë për muajt qershor dhe korrik. Situata është e ngjashme në qytetin e Bernës. Pothuajse 40 për qind i kanë shtyrë rezervimet për vitin 2021.

“Arsyeja kryesore është ndalimi i takimeve, sepse çiftet nuk mund të festojnë ditën unike me miqtë dhe me familjen”, tha Hans Rudolf Egli, Shefi i Gjendjes Civile dhe Shërbimit të të Drejtave Civile në Kantonin e Bernës, përcjell albinfo.ch.

Më 27 maj, Këshilli Federal pritet të njoftojë lehtësimin e masave për muajt e verës. Por, bartja e maskave ​​mbrojtëse, mbajtja e distancës prej dy metrash do të mbetet e obliguar, ndërsa ftuarja e mysafirëve nuk do të  jetë e mundur për të sapomartuarit.

Sido që të jetë, pasojat për tregun e dasmave janë  të mëdha. “Ekziston një humbje e madhe e të ardhurave për gjithë zinxhirin, nga furrat e bukës deri te fotografët në hotele dhe agjencitë e udhëtimit të muajit të mjaltit”, thotë Norbert Hörburger, profesor nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Graubünde