Debat

Situata e tensionuar mes Eglës dhe Rikes, “Zarfi i Zi” vendos për dy banoret

Situata e tensionuar mes Rikes dhe Eglës, bëri që në shtëpinë e Big Brother VIP të mbërrinte Zarfi i Zi.

Ky zarf u hap gjatë prime-t të sotëm, ku Vëllai i Madh vendosi të kalojë në nominim “kokë më kokë” Riken dhe Eglën.

“Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço.

Për publikun është i hapur votimi për banoren që duan të largojnë.