Forcat ushtarake turke të vendosura në pjesën veriore të Sirisë kanërrezuar doronin ushtarak rus `Orlan-10`. Rrëzimi i dronit është bërë nga sistemi turk për luftë elektronike `Koral`, sisteme të cilat kohëve të fundit janë transferuar në pjesët veriore të Sirisë ku janë të stacionuara forcat ushtarake turke.
Bazuar në fotot e publikuara shihet që droni rus nuk ka dëmtime që vijnë si pasoj e gjuajtjeve me armë, pra rrëzimi është bërë duke shfrytëzuar sistemin `Koral` dhe dëmtimi i vetëm është shkaktuar nga përplasja në tokë.

Droni rus `Orion-10`
Dërgimi i sistemeve të luftës elektronike `Koral` në Siri është bërë pas intensifikimit të sulmeve ruse në zonat veriore të Sirisë ku janë të stacionuara ushtarëtturk dhe grupet kryengritëse proturke.
Në lidhje me sulmet ruse në zonën ku janë të stacionuar ushtarët turk ka reaguar edhe ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili për sulmet dhe viktimat në radhët e ushtarëve turk e bënë përgjegjëse Rusinë. Sipas ministritÇavusoglu, Turqia ka plane për të filluar një operacion ushtarak në shkallë të gjerë, në zonën që Turqia e cilëson si zonë të sigurisë,të cilën thotë se e ka krijuar për tu mbrojtura nga sulmet dhe infiltrimi i luftëtarëve kurd në Turqi.







