Sistemi operativ iOS 17 prezantohet në eventin WWDC

Apple e prezantoi sistemin iOS 17 në WWDC, dhe ky përmirësim fokusohet jo vetëm në aplikacionet bazike, por edhe në zgjerimin e funksionalitetit të Apple. Thirrjet tani përfshijnë “postera” specifik të kontaktit, me transkripta të drejtpërdrejta për postën zanore.

Mesazhet ofrojnë një ndërfaqe më të hijshme, transkripte, një veçori më të fuqishme të stikerave dhe regjistrime të bazuara në vendndodhje me miqtë.

FaceTime ju mundëson që të dërgoni video mesazhe. Shpërndarja është përmirësuar me të dhëna të bazuara në afërsi dhe shpërndarje të kontakteve, ajo gjithashtu përfshinë edhe shpërndarjen me AirPlay në hotele dhe sistemet e info-argëtimit në vetura, përcjell Telegrafi.

Apple iOS 17

Siri është më i fuqishëm me mbështetje për komandat të cilat nuk përfshijnë fjalën kyçe “Siri”, teksa autokorrekti tani përfshinë përmirësimin e nivelit të fjalimit e po ashtu edhe parashikimin e asaj që mund të shkruani.

Një aplikacion i ri Journal në iOS 17 ju mundëson që të dokumentoni aktivitetet dhe mendimet e juaja, teksa një monitorues i disponimit në Health mund të ju ndihmojë juve në identifikimin relevant mjekësor të ndryshimeve emocionale.

iPhone juaj mund të funksionojë gjithashtu si një ekran i mençur përmes StandBy, i cili tregon informacione të dobishme për miniaplikacionet teksa telefoni juaj është në modalitetin peizazh.

Integrimi i iOS 17 do të nisë në vjeshtë, edhe pse një pamje paraprake e saj për zhvilluesit veçse është në dispozicion, ndërsa një program publik beta i saj do të jetë i gatshëm në korrik.

Vlen të ceket se me këtë version të ri të iOS, Apple po heq mbështetjen e saj për modelet iPhone 8 dhe iPhone X.