Sipas shkencës kjo është koha ideale për aktivitet fizik

Deri tani ka pasur shumë teori dhe hulumtime sipas së cilave ekziston një kohë ideale, në të cilën njerëzit duhet të ushtrojnë aktivitete fizike. Studimet e fundit tregojnë se nuk ka një kohë të përsosur për të kryer aktivitete fizike.

Gjithsesi studimi i bërë nga një grup hulumtuesish nga Universiteti Northwestern Medicine, në një eksperiment ka treguar se muskujt janë më efikas gjatë ditës. Gjatë këtij studimi, shkencëtarët përdorën minjtë, duke ia studiuar muskujt. Ata panë se edhe minjtë kishin një orë të brendshme të ciklit biologjik, gjatë së cilës kontrollohet energjia dhe trupi arrin t’i përgjigjet metabolizmit në mënyrë efikase.

Në këtë eksperiment u pa se minjtë ishin më efikas gjatë natës, kështu duke përdorur oksigjenin më lehtë. Duke u bazuar në këtë eksperiment, u konkludua se njerëzit janë më efikas gjatë ditës, për arsye se në këtë kohë ne jemi zgjuar, janë orë aktive dhe jashtë është dritë.

Kështu që, nëse dëshironi, që trupi juaj të përgjigjet me lehtë ndaj aktivitetit fizik dhe metabolizmi të funksionojë më mirë, atëherë është më mirë të ushtroni gjatë ditës sesa natën.