Sipas përdoruesve ky funksion i ri i Snapchat duket i frikshëm dhe ‘i rrezikshëm’

Snapchat ka publikuar një shërbim të ri premium ku ju merrni më shumë opsione nëse paguani për aplikacionin, por disa përdorues po i cilësojnë disa elemente të versionit premium si “të rrezikshme”.

Për një kosto prej 3,99 dollarësh në muaj, ju merrni akses në “veçoritë ekskluzive, eksperimentale dhe të para-publikuara”, që do të thotë se ju merrni disa veçori të reja, që nuk i ka një profil i zakonshëm.

Kjo ju lejon të bëni gjëra të tilla si të zgjidhni se kush është miku juaj më i mirë në aplikacion, si dhe të shihni se sa nga miqtë tuaj i kanë rishikuar stories që keni postuar.

Plus, ju merrni një lloj simboli të veçantë në aplikacion, që i bën të ditur të gjithëve se jeni një anëtar i Snapchat+.

Megjithatë, jo çdo pjesë e paketës është mirëpritur pasi disa përdorues po e kritikojnë Snapchat për futjen e një veçorie “të rrezikshme”.

Funksioni i ri i diskutueshëm quhet “Ghost Trails” dhe i lejon përdoruesit të shohin se ku kanë qenë miqtë e tyre në 24 orët e fundit.

Nëse shoku juaj e ka të dukshme vendndodhjen e tij në aplikacion, atëherë përdoruesit e Snapchat+ mund të shohin se ku kanë qenë ditën e fundit dhe disa njerëzve kjo ju duket një ide shumë e keqe.

Opsioni ju tregon nëpërmjet hartës, vendet ku ka qenë miku juaj, si dhe rrugën që ka marrë për të lëvizur gjatë ditës.

Një person sugjeroi se veçoria Ghost Trails inkurajon në thelb përndjekjen, ndërsa një përdorues i bën thirrje Snapchat, ta “heqë menjëherë funksionin e ri”.

Mjerisht, teknologjia e gjurmimit të vendndodhjes është e mbushur me keqpërdorime.

Snapchat ka lëshuar një deklaratë për reagimin kundër keqpërdorimit të mundshëm të veçorisë Ghost Trails.

Ata thanë:

“Ndarja e vendndodhjes në Snap Map është një përzgjedhje e secilit, dhe jo e detyrueshme.”

Snapchat+ është shpërndarë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Francë, Gjermani, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.