Mitrovica të hënën humbi një prej banorëve të saj, nga shembja e një ndërtese në këtë komunë.
27 vjeçar Visar Behrami, gjeti vdekjen derisa ishte duke punuar në objektin e ish hotel “Adriatik” në Mitrovicë.
Për rastin në fjalë foli kryeinspektori i punës Basri Ibrahimi.
Për Ballkani.info ai tha se janë duke hetuar se i ndjeri që humbi jetën, a ka pasur kushte gjatë kryerjes së punës apo jo.
Por se a është dashur të lejohet puna në objektin e vjetër të ish hotel Adriatik sipas Ibrahimit barra i bie krejtësisht komunës së Mitrovicës.
“Inspektorët kanë qenë në vend të ngjarjes por për shkak të rrethanave nuk kanë arritur i të marrin shumë informata rreth asaj, dhe presim që në ditët në vijim të nxirren raporte”, pohoi Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit, inspektorati komunal në Mitrovicë është dashur të merret me rastin, që e ka lejuar apo pse nuk i ka penguar punimet në ndërtesën që doli fatale për një 27 vjeçar.
I ndjeri që humbi jetën gjatë punës, ishte vet i katërti, fatmirësisht të tjerët i shpëtuan vdekjes. /Ballkani.info/







