Ekspertët e kujdesit shëndetësor thanë se ilaçet lehtësuese të dhimbjeve të tilla si aspirina ose ibuprofen mund të shuajnë efektshmërinë e vaksinës COVID-19.

Disa vende duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Indinë dhe Izraelin filluan programet masive të vaksinimit për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit. Por ekspertët e kujdesit shëndetësor kanë paralajmëruar se ilaçet pa recetë për lehtësimin e dhimbjeve të tilla si Aspirina, Tylenol ose Ibuprofen mund të zvogëlojnë efektivitetin e vaksinave aktualisht të disponueshme COVID-19.

Meqenëse disa njerëz janë duke përjetuar efekte anësore të vogla të tilla si dhimbje të përkohshme pas marrjes së një vaksine, kjo mund të bëjë që shumë njerëz të marrin ilaçe qetësuese para inokulimit. Por, sipas ekspertëve, një praktikë e tillë mund të pengojë aftësinë e trupit për të prodhuar antitrupa të mjaftueshëm që sigurojnë mbrojtje kundër COVID-19.