“Sipas burimeve Drafti i Ramës për Asociacionin u prit mirë nga Perëndimi”

Ilva Tare e cila pjesë e Atlantic Council ka qenë e para që ka aluduar se çfarë mund të përmbajë drafti për Asocaicionin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka dërguar presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, shkruan Express.

Tare ka shkruar edhe sot, duke përmendur takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërsië, që do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.

Ajo thotë se ky do të jetë takimi i parë në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që kur Rama ia propozoi ndërkombëtarëve draftit për Asociacionin, përkatësisht Gjermanisë, Francës dhe SHBA-së.

Në fund, Ilva Tare thotë se sipas burimeve diplomatike, Drafti që ka propozuar Edi rama është pritur mirë nga fuqitë perëndimore.

“Sipas burimeve diplomatike drafti është pritur mirë nga fuqitë perëndimore”, ka shkruar Tare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të enjten ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media ku ka bërë të ditur se ua ka dërguar Scholzit dhe Macronit një Draft për Asociacionin. Ai ka thënë se Drafti është përgatitur nga ekspertë amerikanë dhe se përmbajtja e tij mbetet konfidenciale. Në Kosovë ndërkohë s’është pritur mirë një veprim i tillë i Ramës.