Rasti i Ferizajt

Sipas avokatit Besnik Berisha, mund të ketë “vetëgjykim” në rastin e Dardan Krivaqës

Avokati Besnik Berisha ka shkruar për rastin e Dardan Krivaqës, të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka përmendur “vetgjykim” të të dyshuarit Krivaqa, i cili u arrestua përgjatë së martës nga Policia.

“Le te mbetet ketu; Nga ajo qe pame e lexuam per profilin e te dyshuarit per vrasjen e 18 vjecares nga Ferizaj, nje dite mund te kemi edhe nje vetgjykim”, ka shkruar ai.

“Me besoni se “burrat” si Dardan Krivaqa celine gjate nuk e durojne dhe jo rralle vetes denimin ia shqiptojne. Qofsha i gabuar!”, ka thënë tutje avokati.

Për arrestimin e të dyshuarit kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O, Dardan Krivaqa, ka njoftuar fillimisht një zyrtar policor përgjatë protestës që po mbahej përpara stacionit policor në Ferizaj.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, bëri me dije ai.