Një metër dru bungu, po shitet 67 euro, thuhet në çmimoren e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndërsa më lirë kushton Ahu, që është 50 euro metri.

Tek ky produkt nuk ka pasur lëvizje të çmimit në javën e fundit, ndërsa është shtrenjtuar orizi nga 1,18 euro në 1,26 euro për 800 gram.

Vezët vazhdojnë të kenë çmim të lartë prej 3.88 euro një komlpet.

Në çmimoren e ASK-së, vërehet se ngritje çmimi ka pësuar edhe nafta nga 1.70 euro litri në 1.78 euro.

I njëjti raport po ashtu specifikon se çmimi i lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet, në krahasim me muajin shtator të vitit 2021, ka shënuar rritje për 60.2%.

Aktualisht, në bazë të të dhënave të tabelës së ASK-së, të cilat përditësohen pothuajse çdo ditë, shihet se saktësisht metri i drurit ah kushton 50 euro, ndërkohë që metri i drurit bung kushton më shtrenjtë dhe shitet për 67.33 euro.