Singapori ka shënuar rekord të ri sa i përket numrit të rasteve të koronavirusit për periudhën njëditore. Në këtë vend u shënuan 942 infektime të reja për një ditë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve të të prekurve me virusin e ri në vendin me 5.7 milionë banorë shkoi në 5,992 persona.

Ministria e Shëndetësisë tha se shumica e personave të infektuar ishin punëtorë të huaj, të cilët jetonin në konvikte për punëtorët imigrantë.

Lajmi për rekordin e rasteve të reja erdhi pas raportimeve për stërmbushjen e hapësirave të banimit të punëtorëve imigrantë, që po rrezikon të shkaktojë rritje të rasteve të koronavirusit. Pritet që në këto konvikte të konfirmohen edhe mijëra raste të tjera.

Zyrtarët janë akuzuar se i kanë lënë anash konviktetet e punëtorëve, ku në një dhomë banojnë 12 deri në 20 persona,.