Ali Gashi

Sindikatat adresojnë kritika ndaj kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli

Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës dhe disa përfaqësues të Sindikatave tjera, mbajtën konferencë për media ku prezantuan shqetësimet e tyre në lidhje me veprimet e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Atdhe Hykolli, raporton Ekonomia Online.

Selatin Sadiku kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut dhe nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) tha se me ardhjen e Atdhe Hykollit si kryetar i BSPK-së, janë shkel ligjet e Republikës së Kosovës për organizim sindikal.

“Me ardhjen e Atdhe Hykollit, kryetar i BSPK-së me një vendim të qeverisë së Kosovës na u dasht të regjistrojmë Shoqatën Sidikale si Federatë po ashtu edhe BSPK-në, në një arsyeshmëri që ka Federata që nuk e përfaqësojnë kërkan.  Me atë jemi pajtuar edhe ne si Federatë dhe e kemi bë një punë gjashtë mujore një punë të mundimshme. Vendimi i dytë që është bërë me ardhjen e Atdhe Hykollit, platforma eKosova një platformë online për ndalesa sindikale. Janë shkel ligjet e Republikës së Kosovës në fuqi për organizim sindikal. Kjo formë e aplikimit sindikal bëhet veq në shtetet diktatoriale, siq është Turqia edhe Kosova në Evropë, kërkun tjetër nuk bëhet. Kjo është bërë me të vetmin qëllim që Kryetarët e Federatave me kryesi të tyre të merren nga pika zero, merren me anëtarësime të reja mos të ketë kohë askush të merret me kryesi dhe kryetarin BSPK-së, Atdhe Hykolli. Unë shqetësimet e mia me kryetarin  Hykolli dhe zhvillimet e BSPK-së i kam paraqit edhe me datën 30 maj. E nderuar kryesi e BSPK-së ju njoftoj se sot isha në BSPK ku paraqitet një pensioner Ali Caka i cili sipas fjalëve qenka zgjedh këshilltar nga jashtë i kryetarit Hykolli. Masanej kemi gjetur të dhëna se Ali Caka e ka kontratën e dytë e cilën ka nënshkruar me BSPK-në e deri më sot prej ardhjes së Atdhe Hykolli kryetar, Ali Caka nga BSKP merr pagë 12 mijë e 500 e 40 euro. Kontrata dytë e cila posedon kryesuesi ekzekutiv i BSPK-së është Fitore Osmani, është reja e Ymer Ymerit, reja e anëtarit të kryesisë së SBASHK-ut. Ajo deri më sot nga maji i vitit të kaluar merr nga BSPK 4210 euro kurrë kama saj nuk ka shkel në BSPK. Kurrë nuk ka ardhë as nuk e njeh kërkush. Pata kërku që të mbahet një takim i BSPK-së dhe në këtë takim të kërkohet që të ndërpritet kontrata. Takimin e rregullt që kemi pasur çdo gjashtë muaj, se takimet nuk i ka mbajtur Atdhe Hykolli të rregullta. Ai i ka mbajt çdo 6 muaj sipas interesave”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka shtuar se takimet e kryesisë së BSPK-së duhet të mbahen për çdo muaj dhe se sipas tij verifikimi i procesverbaleve të takimeve kurrë nuk është mbajtur.

Ndërsa Ali Gashi kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës ka thënë se janë të shokuar me rrjedhën situatës të cilën e prezantoi nënkryetari Sadiku. Ai ka theksuar se kanë besuar se Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, si shtëpi e përfaqësuesve sindikal dhe gjithë punëtorisë është një institucion që avokon për të drejtën e punëtorëve, por fatkeqësisht zoti Hykolli, sipas tij i ka befasuar.

“Jemi të shokuar me rrjedhën që tani e theksoi nënkryetari Selatin, pasi që ne kemi besuar që Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, si shtëpi e përfqësuesve sindikal  dhe gjithë punëtorisë është një institucion që avokon të drejtën e punëtorëve dhe duhet të jetë transparente dhe e përgjegjshme për të gjithë veprimet. Janë sakrifiku shumë gjenerata janë burgos, janë vrarë janë prerë prandaj ne nuk kemi të drejtë as morale ta keqpërdorim në asnjë formë Bashkimin e Sindikatave të Kosovës. Bashkimi i Sindikatave të Kosovës është shtëpi e të gjithëve, por fatkeqësisht zoti Hykolli na befason për faktin që është profesor universitar. Në  vend se të ofroj unitet dhe bashkëpunim ai përkundrazi ai ka mbyllje konstante të përhershme. Që nga ardhja tij, mbyll dyert e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës dhe len në një far forme nën hije aktivitetin duke përqarë Federatat”, ka thënë Gashi.