Sindikata publikon një video, tregon për kushtet e rënda në punë të punëtorëve të KEK’ut

Sindikata e Re e KEK’ut ka publikuar një video në Facebook, ku ankohet për kushtet e rënda të punës.

Kjo sindikatë thotë se mosha mesatare e punëtorëve ka rritur rreth 60 vjet.

Po ashtu përmendin emigrimin, duke thënë se mund të ketë edhe mugesë punëtorësh.

”Punëtorët e KEK-ut edhe përkundër mungesës së madhe, edhe përkundër kushteve të rënda edhe pa pajisje të punës janë të përkushtuar në punë, por një ditë do të jemi edhe pa keta Punëtorë, sepse mungesa e madhe e punëtorëve, mosha mesatare e punëtorëve të KEK-ut arrit rreth 60 vite, si dhe mos pajisja me masa mbrojtëse në vendet më rrezikshmëri, shëndeti i ketyre punëtorëve po dëmtohet rëndë dhe si pasojë kemi shumë raste të vdekjes nga smundjet që ne dyshojmë që i marrin në vendin e punës”, ka shkruar kjo sindikatë.

“Punëtorët e KEK-ut janë të rrezikuar nga sëmundjet profesionale por për rrezikshmëri nuk marrin asgjë si dëmtim i shëndetit, madje as pushimi vjetor nuk ju lejohet sipas ligjit të punës që për keto vende pune duhet ti kenë duke filluar nga 30 ditë pune pushim vjetor. Ky vend është në Pregaditjet Kimike të Ujit në Termocentralin Kosova B”, thuhet në reagim.