Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës mbështet çdo vendim të Bordit dhe Aksionarit

Përmes një komunikatë për media, Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës – SPP/TK, thekson se mbështet çdo vendim të Bordit dhe Aksionarit.

“Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës me vëmendje dhe shqetësim të madh po përcjell zhvillimet e fundit për dhe rreth Telekomit të Kosovës, por me theks të veçantë relacionet dhe vendimarrjet ndërmjet Bordit dhe Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës prej ditës së parë i ka dhënë mbështetje të parezervë Bordit të Përkohshëm të emëruar nga Qeveria dhe pas disa takimeve të zhvilluara u kemi bërë më dije se çdo veprim i tyre në dobi të kompanisë, do ta ketë përkrahjen e pakursyer nga ana jonë.

Prandaj çdo vendimarrje e këtij Bordi, i cili e ka pasur prej fillimit përkushtimin profesional për punë, për ne si SPP-TK, është vendim plotësisht legjitim.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës bën të ditur se qëndron larg inteferimeve politike, ndërsa sa i përket dorëheqjeve të fundit në Telekom dhe emërimevetë reja, ato nëse janë aprovuar dhe legjitimuar nga ana e Bordit të Telekomit – për këtë arsye për ne si SPP-TK janë në harmoni të plotë me ligjin dhe si të tilla gëzojnë përkrahjen tonë të plotë.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës e përkrah çdo vendim që vjen nga Aksionari dhe Bordi që është në të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe të ecurisë strategjike të kompanisë.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës edhe më heret ka paralajmëruar se çdo tentim që të cenohet stabiliteti financiar, mirëqenia e punëtorëve si dhe ndërhyrjet politike të grupeve të ndryshme të interesit – janë në dëm të kompanisë sonë dhe të rimëkëmbëjes së saj në këto kohë të vështira pandemike, thuhet komunikatën e SPP/TK-së të nënshkruar nga kryetar Muhamet Xhemajli. /Ballkani.info/