Sindikatave në Kosovë çdo ditë e më shumë është duke iu sosur durimi, teksa presin për miratimin e Projektligjit për Paga. Përderisa disa prej tyre kërkojnë miratimin e këtij ligji të tjerat kërkojnë pagesat për pagat e tyre dhe kushte më të mira për punë.
Mirëpo të gjitha sindikatat kërcënojnë se nëse nuk u merren parasysh kërkesat e tyre do të fillojnë me greva të përgjithshme.
Sindikata e Zjarrfikësve ka filluar të mbajë protestë. Ata po marshojnë deri para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Zjarrfikësit protestojnë , duan realizimin e kërkesave.
Zjarrfikësit me qëllim që kërkesat e tyre të plotësohen patën protestuar edhe më 12 korrik, dhe se me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj ishte themeluar një komision qeveritar që do të merrej me përmirësimin e gjendjes së këtyre punëtorëve.
Sindikata e Zjarrfikësve protestojnë për të drejtat e tyre, marrdhënien në punë dhe diskriminimin ndaj tyre. Përmes kësaj proteste ata paraqesin kërkesat e tyre për: statusin juridik, pagat, punën gjatë vikendeve, ndërrimin e natës, punën gjatë festave, kompensimin shërbimeve mjeksore dhe për paisje të përshtatshme për punë që nuk rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e tyre.







