Sindikata e Telekomit ultimatum Qeverisë: Rrogat deri të mërkurën, ndryshe protesta

LLogaritë e Telekomit vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Kështu punëntorët e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marrë akomat rrogat e muajit tetor.

Kjo ka nxitur reagimin e Sindikatës Profesionale të Telekomit, e cila i ka dhënë ultimatum Qeverisë që ta zgjidh këtë problem deri të mërkurën.

Në të kundërtën, kryetari i saj Muhamet Xhemajli ka paralajmëruar protesta.

Komunikata e plotë:

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës shpreh indinjatë të thellë me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës për bllokimi të llogarve të Telekomit dhe grabitjes së 2.5 milionë eurove nga ana e Z Mobile, mjete këto që ishin të gatshme për pagesën e pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës për muajin tetor.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës i vendos një ultimatum të ri Qeverisë së Kosovës deri të enjten (72 orë) për të ndërhyrë urgjentisht dhe për ta shpëtuar Telekomin, në të kundërtën do të ballafaqohet me protesta masive për mbrojtjen e pasurisë së Telekomit të grabitur në mënyrë të paligjshme.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës mbetet tejet e brengosur me heshtjen e Qeverisë lidhur me gjendjen në Telekom, përkundër zotimeve publike të kryeministrit Hoti se do të bëjë zgjidhjen e duhur me kompaninë tonë, e cila rrezikon jo vetëm përkeqësimin e ekonomisë familjare të mijërave të punësuarve në Telekom, por gjithashtu rrezikun edhe operimet teknike në kompani si rrjedhojë e pakënaqësive të punëtorëve, djersa dhe paga e të cilëve përfundojë në xhirollogarinë e Z Mobile.

Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës fton Qeverinë e Kosovës që të sigurojë stabilitetin e duhur në Telekom, në mënyrë që të mos përsëritet sërish problem i njëjtë me bllokimin e kontove nga ana e Z Mobile dhe më pas grabitja e mjeteve të Telekomit.

Me respekt,
Muhamet Xhemajli,
Kryetar i Sindikates Profesionale te Telekomit te Kosoves