Sindikata e Telekomit proteston para Qeverisë: Po dëshirojnë të na i lënë fëmijët pa bukë

Sindikata e Telekomit ka njoftuar se do të protestojnë sot para qeverisë nga ora 13:00.

Sipas tyre, disa grupe të errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët e tyre pa bukë.

“Ju njoftojmë se te enjten me dt.23.07.2020 prej orës 13:00, mbahet proteste 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves. Protesta organizohet nga FSP-PTK ne mbrojtje te Kompanise. Do te protestojme dhe rezistojme, sepse grupet e erreta deshirojn t’i lejne femijet tane pa buke. Do te protestojme per t’i treguar ketij Shteti se edhe punetoret e Telekomit janë të Kosovës. Prandaj, bashkohu edhe ti! FSP-PTK “, thuhet në njoftim.