Sindikata e shqetësuar për policët e bllokuar në veri: E kanë të rrezikuar shëndetin dhe jetën

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngritur shqetësimin se policët e Kosovës që nëntë ditë kanë mbetur të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinjë, atje ku janë vendosur barrikadat nga grupet kriminale serbe.

Imer Zeqiri nga kjo Sindikatë ka thënë se shqetësimi i tyre dhe i menaxhmentit policor për kolegët atje është jashtëzakonisht i madh.

Ai ka thënë në RTK, se në këto rrethana ata e kanë të rrezikuar shëndetin dhe jetën, për shkak të kushteve të krijuara në këto rrethana, por edhe për shkak të ambientit në të cilin qëndrojnë ata.