SPERTK

Sindikata e punëtorëve të RTK-së ka një kërkesë për presidentin Thaçi

Sindikata e Punëtrove të RTK-së kundërshton përfshirjen e Radoi Televizionit Publik në ligjin e pagava.

Në shenjë revolte sindikata ka protestuar, ata kanë kërkuar nga presuidenti Thaçi që mos ta dekretojë Ligjin për pagat, pa e tërhequr amandamentin e RTK-së.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Ligjin për pagat, pa e tërhequr amendamentin e RTK-së ku me vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës është ndërhyrë direkt në pavarësinë e Transmetuesit Publik, duke e përfshirë RTK-në në Ligjin për pagat”, thuhet në komunikatën e Sindikatës, transmeton Ballkani.info

Sindikata po ashtu ka organizuar peticion dhe është në përfundim për mbledhjen e nënshkrimeve vullnetare nga ana e kolegëve tanë për ta kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës për përfshirjen e RTK-së në Ligjin për pagat