Sindikata e Punëtorëve e RTK-së shpreh zhgënjimin të thellë ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët qëllimisht nuk po e miratojnë ligjin e ri për mediumin publik.
Ju rikujtojmë se SPERTK pati zhvilluar takime me deputetë të partive politike në vend, të cilët na patën premtuar se me zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së do ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së.
SPERTK konsideron se më nuk ka asnjë arsye të zvarritet ligji i ri i RTK-së.
Të nderuar deputetë, ju rikujtojmë për të satën herë se objektet në të cilat punon Transmetuesi Publik janë të stërvjetruara dhe shumë të rrezikshme për kolegët tanë, sepse çdo ditë e më shumë po dëmtohen, duke rrezikuar shembjen, për të cilën gjë përgjegjësinë do ta marrë Kuvendi i Kosovës.
SPERTK kërkon nga deputetët që urgjentisht ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së, në të kundërtën së shpejti do të organizojmë protesta para Kuvendit por do të përdorim edhe forma të tjera ligjore derisa të miratohet ligji i ri i RTK-së.







