Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, në vazhdimësi angazhohet për RTK-në, e së fundmi për miratimin e ligjit të RTK-së, duke u takuar me përfaqësues të grupeve parlamentare për ta përshpejtuar miratimin e ligjit për RTK-në, i cili do të siguronte pavarësi financiare, zgjidhje të pronës dhe të digjitalizimit.

SPERTK i kundërshton fuqishëm zërat kundër miratimit të këtij ligji, nga kushdo që vijnë ata. Këta zëra që punojnë kundër interesave të RTK-së dhe kolegëve tanë, i konsideron jolegjitimë.