SRKEK

Sindikata e KEK-ut dënon ashpër kërcënimin që i është bërë drejtorit Nijazi Thaçi

Sipas SRKEK-ut, për gjendjen ekonomike në Kosovës duhet të interesohet Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të krijojë vende të reja pune. Konkursi në KEK është real dhe në përputhje me ligjin kanështuar më tej ata.

Reagimi i plotë:

“Dënojmë ashpër aktin qyqar kërcënues ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut z.Nijazi Thaqi”

Të ndëruar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut,qytetarë të vendit.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë,por Korporata Energjetike e Kosovës nuk është për të zgjedhur problemin e gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pa punë,për punësimin duhet të interesohet Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë vende të reja pune.

Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj dhe ai duhet të jetë real dhe në përputhje me ligjin.

Prandaj shfrytëzojmë rastin të dënojmë aktin qyqar kërcënues mbrëmë ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut z.Nijazi Thaqi si dhe çdo llojë ndërhyrje apo ndikimi tjetër në konkursin për pranimin e punëtorëve të rinj në KEK.

Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica” thuhet në reagim.

Ndryshe, Thaçi është kërcënuar mbrëmjen e ditë së djeshme në lidhje me konkursin i cili është hapur në KEK.