Sindikata e Infermiereve kërkon ngritje të pagesës 100% për ndërrimet e natës

Sindikata e Infermiereve, mamive dhe profesionisteve tjerë shëndetësorë të Kosovës, sot nga ora 12.00 do të mbajë një konferencë për media rreth pagesës së ndërrimeve të natës, orëve shtesë, pagesën e vikendeve dhe festave, si dhe rrezikshmërisë

Sindikata e Infermiereve kërkesën me shkrim për ngritje të pagesës së ndërrimeve të natës për 100%, pagesën për punë gjatë festave po ashtu për 100% dhe pagesën e rrezikshmërisë, e ka dorëzuar më 22 maj në SHSKUK, por nuk ka marrë ende përgjigje.