Jusuf Azemi

Sindikalistët thonë se qeveria po i diskriminon punëtorët në kohë të pandemisë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën ka shpalosur padrejtësitë që po iu bëhen punëtorëve të sektorit privat gjatë periudhës së pandemisë me Coronavius.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka përmendur një varg padrejtësish nga kompanitë private, duke mos siguruar masa mbrojtëse si dhe duke larguar nga puna.

“Gjatë gjithë periudhës ka qenë aktive, kompanitë nuk kanë qenë të interesuar për tu siguruar masa mbrojtëse elementare. Kompanitë janë duke larguar punëtorët nga kompanitë e tyre, kemi shumë raste, se shpejti do të dalim edhe me emër të kompanive”.

“Kanë filluar edhe uljen e pozitave të punëtorëve. Shumë punëtor të cilët kanë pasur mundësi të kryejnë punën e tyre nga shtëpia, kompania nuk ka lejuar”.

Azemi deklaroi se ka kërkuar takim nga Qeveria lidhur me pakon emergjente, sipas tij, të dihet se ku do të shkojnë mjetet.

Derisa përmendi se duhet merren parasysh edhe puna e punëtoreve teknik, radio-taksive si dhe punëtoreve të sigurimeve fizike.

Ai tha se kërkon nga Qeveria që ato kompani që dalin në kundërshtim me ligjin të dënohen.

“Mospagesa e energjisë elektrike, internetit e ujit nuk ka qenë i vërtet. Kemi kërkuar nga Qeveria takim për pakon emergjente. Të gjitha kompanitë që thyejnë ligjin e punës të merren masa. Kanë problem edhe me transport të cilëve nuk iu është ofruar as nga shteti e kompania”.

“40 milionë euro të ndara për sektorin privat. Bëjë thirrje Qeverisë që pa sindikatën nuk mund të bëhet ndarje adekuate dhe nuk është shumë e mjaftueshëm”.

Mes tjerash, Azemi kërkoj që fondi prej 360 milionë eurosh të mbetet fond rezervë, raporton EO.

“Kemi punëtor që janë të rrezikuar. 360 milionë të mbetet fond rezervë që mos të ketë pakënaqësi të mëdha. Kemi punëtor teknik në QKMF, sigurimeve fizike, punëtoreve të radio-taksive. Duhet të specifikohen mjetet se ku do të shkojnë”, tha ai.