Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të takohen sot edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
Kjo është bërë e ditur nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të pres sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Takimi do të mbahet në ora 14:00.







