Sindi nuk ndalet, ironizon Melisën: Dua të marr shembull nga ty për t’u bërë me eksperiencë

Sindi ka ironizuar me Melisën.

Pak kohë më parë, Sindi dhe Melisa u përfshinë në një debat të ashpër në studio.

“Unë do e bëj kur ta ndjej, jo si ti që e bën me të gjithë për një kafe”, i tha Sindi-Melisës. Kjo e fundit doli nga studioja dhe shpërtheu në lot në prapaskenë.

Raporti mes vajzave vazhdon të mbetet i acaruar, madje Sindi ironizoi Melisën në takimin e saj të fundit me Erlindin.

Ajo mori një metër me vete, njëjtë si bëri Andi pak ditë më parë për Melisën.

E pyetur nga Bora Zemani, Sindi tha se po merr shembull nga njerëzit me eksperiencë.

“Nuk ishte ironi Bora, unë po merrja shembull nga njerëz që kanë eksperimentuar në jetën e tyre, kanë eksperienca, meqë unë nuk kam dhe nuk di të bëj takime. Thashë po marr shembull nga këta”, u shpreh Sindi.