Sindi: Humba 7 kilogramë nga presioni dhe sulmi që mu bë në ‘Për’puthen’

Sindi është një ndër konkurentet më të përfolura dhe më të kritikuara negativisht në “Për’Puthen”.

E ftuar dje në “Trotuar” tek “E diell”, Sindi tregon se i ka përjetuar keq komentet e ndjekësve pasi deklaroi se s’ka eksperienca seksuale, ndërsa thotë se ka rënë 7 kilogram në peshë.

“Ishte një sulm indirekt nga komentet, më bëri të ndjej shumë presion. Ndoshta nuk duhet ta thoja që në fillim”.- eshte shprehur e penduar qe ka bere kete deklarate ne fillim.

Shumë ndjekës e quajtën të gabuar deklaratën e Sindit që kur hyri dhe të tjerë e konsideruan të gënjeshtërt.