“Për’puthen”

Sindi e akuzoi se i ka ofenduar familjen, Juli i publikon skenarin

Ditën e djeshme në emisionin “Për’puthen”, Sindi tha se kishte për të diskutuar një çështje shumë të rëndësishëm me Julin dhe Alesandron.

Ajo kishte sjellë në program një video që dy djemtë kishin bërë me njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram” dhe një moment Juli thotë një fjalë fyese.

Gjatë videos live, Alesandro thotë së njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet me fjalë fyese.

Sindi tha se këtë video ja kishte dërguar një kushëriri i saj, i cili ishte ndjerë i fyer nga kjo sharje. Me lot në sy ajo tregoi se nëna e saj u detyrua të merrte një qetësues të fortë pas videos dhe se i ati ishte nevrikosur.

Juli e pranoi që kishte sharë, por tha se nuk e kishte me Sindin dhe as me familjen e saj, por me telefonin e tij. E që ajo nuk e pranoi këtë gjë dhe u shpreh se kjo ishte thjesht një justifikim nga ana e tij.

Ai ka publikuar videon për të cilën u hap debati dhe ka sqaruar se të sharat nuk i kishte për Sindin

“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit. Ju lutem shikoni njëherë videon e pacensuruar, pa ‘pip’ që dha emisioni dhe çfarë thashë fiks dhe pastaj do të ju them së çfarë ndodhi në emision”, ka thënë Juli dhe më pas ka shfaqur videon.

Ai ka thënë se Sindi e kishte parapërgatitur këtë gjë me skenar që ta nxirrte keq Julin pasi nuk i kishte dalë akoma inati me atë që ai ka thënë para dy muajsh për të në lidhje me vajin e Borshit.