Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ardita Sinani është deklaruar për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet drejtuese.
Ajo ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në njërën anë nxit serbët e veriut që t’i lëshojnë institucionet e Kosovës, e në anën tjetër refuzon integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet e Serbisë.
Sinani theksoi se Vuçiq, e co Kosovën si Serbi dhe Serbinë pa shqiptarë.
Gjatë ditës së djeshme Lista Serbe ka njoftuar për largimin nga institucionet drejtuese të Kosovës, ndërsa sot mbi 300 zyrtarë policorë serbë të cilët punonin në Kosovë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.
Të gjitha këto pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq.







