Sinani: ‘Kryeministër, ke me m’i fitu të pabesët dhe të paditunit’

Përveç gjendjes me pandeminë COVID-19, në Kosovë është acaruar edhe situata politike në vend që erdhi si rezultat i shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga kryeministri, Albin Kurti.

Indiferent ndaj kësaj situata nuk ka qëndruar as këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar hapur përkrahjen ndaj kryeministrit Kurti.

“Zoti kryeministër ke me mi fitu të pabesët edhe të pa ditunit!”, ka shkruar këngëtari të shoqëruar me një foto të Kurtit.