Sinani fton qytetarët për maturi politike

Bartësja e listës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani ka bërë thirrje për pjekuri dhe maturi politike në procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në Preshevë.

Ajo pasi ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës, ka uruar që ky proces të shkojë mbarë.

Sinani: Qytetarët e Preshevës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

“Unë uroj për një proces të mbarë dhe demokratik të zhvillohet sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Preshevës. Uroj që qytetarët e komunës së Preshevës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Duke shprehur një pjekuri dhe maturi politike të përfundojë procesi mbarë ashtu siç e meriton komuna e Preshevës”, ka deklaruar ajo.

Sinani garon për kryetare të komunës së Preshevës, si bartëse e listës se PVD-së. Ajo ka votuar në njësinë numër 5, në objektin e Komunës së Preshevës. Derisa është shoqëruar nga vajza dhe bashkëshorti i saj.