Këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj ekipit mjekësor që u kujdes për të gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas një aksidenti i cili ndodhi javën e kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, Vllasaliu falënderoi mjekët dhe stafin shëndetësor për profesionalizmin, kujdesin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit të tij.
“Me shumë mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për ekipin e mrekullueshëm të mjekëve dhe stafit që u kujdesën për mua gjatë operacionit tim. Faleminderit për profesionalizmin, kujdesin dhe përkushtimin tuaj”, ka shkruar ai.
Në fund, artisti u shpreh mirënjohës për kujdesin e marrë, duke theksuar se do t’u jetë përherë falënderues të gjithë atyre që kontribuuan në trajtimin e tij.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsinanvllasaliuofficialpage%2Fposts%2Fpfbid0R6oNgzf4Qd7LnxzSMA3bHsQ4Hw9CQVYZ8BgzyacgU8dh445B8NKupaKTxiaVrtLNl&show_text=true&width=500







