Sinan Vllasaliu ka gati një numër të madh të këngëve të reja

Sinan Vllasaliu po sjell album të ri.

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka punuar në këngë të reja, të cilat do t’i përfshijë në album që po përgatit.

Ai përmes një postimi në Instagram ka treguar se ka gati plotë tetë këngë të reja, ndërsa shihet në studio duke punuar akoma për të prëgatitur albumin e plotë.

Këngëtari i cili njihet për hitet e shumta në muzikën shqiptare, sigurisht se do të gëzojë fansat dhe admiruesit e muzikës së tij, me këngë të reja që pritet ët servojë.

Kënga më e fundit që Sinani ka publikuar është ajo me titullin “Amanet”, e cila ka dalë më 26 tetor, mirëpo nuk dihet nëse do të jetë edhe kjo këngë pjesë e albumit.

loading…