Sinan Vllasaliu feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi sot

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Sinan Vllasaliu sot feston ditëlindjen.

 Këngëtari që gëzon një karrierë të suksesshme ka pranuar urime të shumta dhe adhuruesit, familjarët dhe miqtë e tij.

Këngëtari po feston ditëlindjen e 57-të dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumta, nga familjarët, miqtë e kolegët e këngëtarit.

Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga vajza e këngëtarit, Edona Vllasaliu – Kurteshi përmes disa fotografive përkrah tij.

“ Babinjo,ti krahu im me i forte te kam me shume se Bab’ te paqa gjithe jeten. Bab’ fjale ka shume por asnje e duhura per ta shprehe dashurine dhe mirenjohejen qe kemi per ty. Thjeshte faleminderit per gjithecka! Urime ditelindjen te paqim edhe shume e shume vite tjera me shendet te plote bashk me mamin! Te duam shume! Une, Jani e Nia!”, ka shkruar ajo sipër imazheve.