Sinan Vllasaliu dhe Lol Komoni publikojnë këngën e re “Qikat e Prishtinës”

Këngëtarët Sinan Vllasaliu dhe Lol Komoni, kanë prezantuar për publikun bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Qikat e Prishtinës” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike.

Kënga është punuar nga Wirusi dhe Arsim Bunjaku, teksa ky i fundit ka kontribuuar edhe në shkruajtjen e tekstit.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe xhirimet e tij janë kryer në kryeqytet.

Kënga u dedikohet vajzave të Prishtinës, dhe fabula e tekstit trajton temën e dashurisë të një vajze të zakonshme kryeqytetit.

Komentet e para nga fansat duket të jenë pozitive, ndaj mbetet të shihet se si do të vijojë në vazhdimësi suksesi i kësaj kënge.

loading…