Depresioni dhe kanceri janë të lidhur shumë me njëri-tjetrin.

Depresioni është mjaft i zakonshëm tek njerëzit që jetojnë me kancer. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, rreth 1 nga 4 njerëzit me kancer kanë depresion klinik, njofton Klan Kosova.

Nëse ju shfaqen këto simptoma derisa jeni duke trajtuar kancerin, atëherë mund të keni edhe depresionin:

Ndjenja e trishtimit, boshllëkut ose mungesës së shpresës

Humbja e interesit ose kënaqësia në gjëra

Probleme të të menduarit ose përqendrimit

Nivelet e larta të lodhjes dhe plogështisë

Ngadalësim i të menduarit, lëvizjes ose të folurit

Vjellje, dhimbje në stomak ose probleme digjestive

Ndryshimet në humor, duke përfshirë agjitacionin ose shqetësimin

Çrregullimet e gjumit duke përfshirë pagjumësinë ose mbingarkimin