Simpatizantët e VV’së i gëzohen sondazheve: E quajnë virus Albin Kurtin, pasi ky i fundit doli si fitues

Një simpatizues i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e ka quajtur virus liderin e kësaj partie Albin Kurti, pasi ky i fundi doli dje në sondazhe si fitues me 58.32%.

Mbrëmë në RTV Dukagjini është prezantuar sondazhi më i ri për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Ky sondazh është punuar nga kolegji Riinvest i Armend Mujës, ku së fundi ka aderuar në VV.

Sipas këtij sondazhi, LVV prin me 54.1 %, e pasur nga PDK me 14.9%. LDK sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %.

Ndërkaq në pyetjen se si cili politikan është më i përshtatshëm për ta udhëhequr Kosovën si kryeministër, Albin Kurti ka dalur me 58.32% nga ky sondazh i porositur, Enver Hoxhaj 13.76% dhe Avdullah Hoti 8.65%.

Ky sondazh ka gëzuar shumë simpatizuesit e LVV’së, ku madje një prej tyre që vjen nga diaspora e i cili është emër i njohur për redaksinë, e ka quajtur virus liderin Albin Kurti.

“Njoftim është përhapur një virus e kish emrin Albin Kurti”, ka shkruar ky person në Facebook, duke e publikuar edhe fotografinë e sondazhit.

Ndryshe ky sondazh i kryer nga kolegji Riinvest i Armend Mujës, ku së fundi ka aderuar në VV, ka ngritur një sërë reagimesh nga shumë analistë dhe njohës së fushës.