Simpatizantët e PDK-së nuk përmbahen, festojnë edhe pas vendimit të Supremes në Han të Elezit

Simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar festën pas vendimit të Gjykatës Supreme ku kjo komunë nuk do të shkojë në rivotim duke hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kryetari aktual, Rufki Suma, është ankuar në PZAP për shit-blerje të votave.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte anuluar zgjedhjet për kryetar të Hanit të Elezit, pas ankesës së kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.

PDK ka parashtruar ndërkohë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila ka vendosur që në Han të Elezit megjithatë të mos shkohet në rivotim.