Protesta pritet të nisë në orën 17:00, në të njëjtën kohë kur është njoftuar të mbëhet dhe seanca plenare.

Pak para nisjes së protestës së opozitës, policia ka vendosur masa të forta sigurie përpara parlamentit, ku është njoftuar të mbahet dhe seanca parlamentare në orën 17:00.

Ndërkohë që përpara selisë së PD-së janë parë edhe disa shishe me bojë të kuqe, të cilat mund të përdoren gjatë protestës.

Përpara selisë së PD-së do të mblidhen simpatizantët e opozitës për t’u nisur pastaj drejt parlamentit ku do të mbahet dhe prortesta e saj.

Përpara parlamentit janë vendosur forca të shumta policie me veshje sigurie, për të shamngur ccdo lloj dëmtimi në rast sulmi nga protestuesit e opozitës.

Ndërkohë që në forca sigurie janë vendosur edhe mbi ambientet.

Protesta ishte parashikuar të mbëhej ditën e enjte por pas ndryshimit të seancës plenare ndryshoi dhe axhenda e saj.