Simmons i reagon ambasadorit gjerman: E-mailat dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë
Ish-gjykatësi i EULEX-it, Malcolm Simmons i është kundërpërgjigjur ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit e quajti si përgënjeshtrim bindës reagimin e EULEX-it kundër ish-gjykatësit të tyre.
Simmons i ka replikuar ambasadorit Rohde duke i thënë se dokumentet janë aty për t’i parë të gjithë.
“Le të dëgjojmë nga EULEX-i dhe nga shtetet anëtare gjatë shqyrtimit publik. E-mailat dhe dokumentet janë aty që t’i shohin të gjithë”, ka shkruar Simmons.
Let’s hear from EULEX and Member States during the public enquiry. The emails and documents are there for all to see.
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) July 13, 2021
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, u shpreh i shqetësuar pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë platformë ish-gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për siç thotë ai kampanjën dezinformuese të Simmons.
Rohde ka mbështetur reagimin e EULEX-it duke e quajtur si përgënjeshtrim bindës për pretendimet e pabazuara të Simmons.
“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde.