Igor Simiq

Simiq: Serbët në Kosovë s’e dinë çfarë do t’iu ndodhë sivjet

Serbët e Kosovës e kanë pritur me ankth Vitin e Ri duke mos e ditur se çfarë do t’iu ndodhë në vititn 2019, ka deklaruara sot nënkryetari Listës Serbe Igor Simiq, transmeton Koha.net.

“Bllokada totale e distribumit të prodhimeve nag Serbia të gjithëve në Kosovë, e sidomos serbëve, marrë para sysh se 95 për qind e asaj që serbë në Kosovë e konsumojnë, vjen nga Serbia, krijon tensione dhe shqetësime se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka thënë për rtv pink Simiq.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës japin deklarata se duan paqe e kompromis në dialog me Serbinë e nga ana tjetër vënë taksa, bëjnë arrestime të padrejta dhe miratojnë ligje prë formimin e Ushtrisë.

“Prishtina kështu po u dërgon mesazhe serbëve në Kosovë- ja çfarë mund të bëjmë”, ka thënë ndër të tjera Simiq.