Simiq: Pres dalje masovike në zgjedhje, jam i bindur në fitore

Në shkollën teknike në Mitrovicën e veriut është hapur me kohë vendvotimi.

Aty posa ka filluar votimi ka dalur zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili pasi votoi shprehu bindjen se partia e tij do të dalë fituese.

Simiq ftoi të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

“Jam i bindur thellë në fitoren e Listës Serbe dhe pres dalje masovike të qytetarëve”, tha Simiq.